Bota

Franca: Negociatat në të cilat Ukraina është e "dobët" mund të kenë pasoja dramatike për sigurinë evropiane

Ministri francez i Mbrojtjes, Lecornu tha se negociatat e paqes në të cilat Ukraina është "e dobët" në kontekstin e luftës Rusi-Ukrainë do ta tërhiqnin Evropën në një "situatë dramatike të sigurisë"

Şeyma Yiğit  | 13.02.2025 - Përdıtësım : 13.02.2025
Franca: Negociatat në të cilat Ukraina është e "dobët" mund të kenë pasoja dramatike për sigurinë evropiane

Ankara

Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu tha se negociatat e paqes në të cilat Ukraina është "e dobët" në kontekstin e luftës Rusi-Ukrainë do ta tërhiqnin Evropën në një "situatë dramatike të sigurisë", transmeton Anadolu.

Në hyrje të Takimit të Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel, Lecornu tha se cikli për negociatat e paqes në Ukrainë është hapur me deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump.

"Ukraina duhet të jetë në një pozicion të fortë në negociatat për sigurimin e paqes. Për Francën, gjithçka është në thelb shumë e thjeshtë dhe e qartë. Ne jemi brenda parametrave të negociatave që lejojnë paqen përmes forcës ose, në të kundërtën paqen përmes dobësisë. Paqja përmes dobësisë fatkeqësisht do të na çojë në një situatë dramatike të sigurisë", tha Lecornu.

Ai theksoi se në takim do të diskutohet edhe e ardhmja e NATO-s, "aleanca ushtarake më e rëndësishme dhe solide" në aspektin historik në fushën e mbrojtjes dhe se aleatët janë në të njëjtin mendim se duhet të shpenzohet më shumë për mbrojtjen.

Ministri francez tha se ka nevojë për më shumë inovacion në fushën e mbrojtjes dhe se kjo u shtrua në axhendë në Samitin e Veprimit të Inteligjencës Artificiale të mbajtur në Paris. "Franca ka një 'qëndrim klasik' që kërkon që mbrojtja evropiane të jetë 'autonome' dhe jo 'e varur sistematikisht'", tha Lecornu.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın