Franca dënon sanksionet e SHBA-së ndaj 2 gjyqtarëve të tjerë të GJNP-së
Franca "dënon të gjitha format e kërcënimeve dhe masave shtrënguese" kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale, duke theksuar se sanksionet përbëjnë një sulm ndaj institucionit dhe të gjitha 125 shteteve palë në Statusin e Romës
Stamboll
Franca ka dënuar sanksionet e SHBA-së të vendosura ndaj dy gjyqtarëve të tjerë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) duke i bërë thirrje Washingtonit të tërheq të gjitha masat e marra kundër gjykatës, transmeton Anadolu.
Ministria e Punëve të Jashtme e Francës tha se Parisi ka marrë në konsideratë sanksionet e reja të SHBA-së që vënë në shenjëstër dy gjyqtarë të tjerë të GJNP-së, përveç masave të vendosura tashmë ndaj nëntë të tjerëve.
Franca "dënon të gjitha format e kërcënimeve dhe masave shtrënguese" kundër GJNP-së, stafit të saj dhe organizatave të shoqërisë civile që mbështesin gjykatën, duke theksuar se sanksionet përbëjnë një sulm ndaj institucionit dhe të gjitha 125 shteteve palë në Statusin e Romës.
"Këto masa janë në kundërshtim me parimin e pavarësisë gjyqësore", tha ministria franceze, duke shtuar se gjykata duhet të jetë në gjendje të kryejë mandatin e saj pa presion politik.
Parisi gjithashtu shprehu solidaritet me gjyqtarët e shënjestruar nga vendimi dhe riafirmoi "mbështetjen e palëkundur" për GJNP-në dhe stafin e saj. Franca tha se do të vazhdojë të punojë me partnerët e saj evropianë dhe shtetet e tjera palë në Statutin e Romës për të siguruar që gjykata të mund ta përmbushë misionin e saj në mënyrë të pavarur dhe të paanshme.
Dje, sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio njoftoi sanksionet e SHBA-së ndaj dy gjyqtarëve të GJNP-së për "angazhim të drejtpërdrejtë" në atë që ai e quajti "shënjestrim i paligjshëm i Izraelit".
Më herët, SHBA-ja ka sanksionuar edhe zyrtarë të tjerë të gjykatës për autorizimin e urdhër-arresteve ndaj kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin të Mbrojtjes, Yoav Gallant, urdhër-arreste që akuzojnë të dy zyrtarët për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës.
