Bota

Franca dënon mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale ruse në territoret e pushtuara ukrainase

"Zgjedhjet u zhvilluan në një mjedis presioni në rritje ndaj shoqërisë civile dhe opozitës, pa siguruar kushte të lira, pluraliste dhe demokratike", thuhet në deklaratën e MPJ të Francës

Şeyma Uzundere  | 18.03.2024 - Përdıtësım : 19.03.2024
Franca dënon mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale ruse në territoret e pushtuara ukrainase

Ankara

Franca dënon mbajtjen e zgjedhjeve edhe në territoret ukrainase që ndodhen "nën pushtimin e përkohshëm" të Rusisë dhe të cilat sipas rezultateve paraprake jo përfundimtare i ka fituar sërish presidenti rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Francës thuhet se Putini ka fituar në zgjedhjet presidenciale duke marrë 87,20 për qind të votave, sipas rezultateve paraprake jo përfundimtare.

Në deklaratë thuhet se zgjedhjet u zhvilluan "në një mjedis presioni në rritje ndaj shoqërisë civile dhe opozitës, pa siguruar kushte të lira, pluraliste dhe demokratike".

"Dënohet organizimi i të ashtuquajturave zgjedhje në Krime, Sevastopol nën pushtimin e përkohshëm rus dhe në një pjesë të rajoneve Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson", theksohet në deklaratën ku bëhet e ditur se Franca nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve.

Më tej në deklaratë përsëritet angazhimi i Francës për sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Votimet për zgjedhjet presidenciale u mbajtën edhe në Krime, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, si dhe në rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia të cilat i aneksoi në vitin 2022.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın