Bota

Franca dënon fuqishëm intensifikimin e sulmeve nga RSF në El-Fasher të Sudanit

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Francës i bën thirrje RSF-së të garantojë mbrojtjen e civilëve në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar

Şeyma Yiğit  | 29.10.2025 - Përdıtësım : 29.10.2025
Franca dënon fuqishëm intensifikimin e sulmeve nga RSF në El-Fasher të Sudanit

Ankara

Franca ka dënuar fuqimisht përshkallëzimin e sulmeve nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), të cilat janë përleshur me ushtrinë në El-Fasher, kryeqytetin e Darfurit të Veriut, në Sudanin perëndimor, për më shumë se 30 muaj, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Francës i bën thirrje RSF-së të garantojë mbrojtjen e civilëve në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar.

Deklarata dënon fuqishëm intensifikimin dhe zgjerimin e sulmeve të RSF-së ndaj El-Fasher dhe u bën thirrje palëve të fillojnë negociata "të menjëhershme dhe me qëllim të mirë" për të arritur një armëpushim.

Gjithashtu deklarata thekson angazhimin e Francës për të mbështetur përpjekjet e Bashkimit Evropian (BE) dhe Unionit Afrikan për të zgjidhur konfliktin dhe për të ruajtur integritetin territorial të Sudanit.

- Konfliktet në Sudan dhe shkeljet nga forcat e RSF-së

Sudani ka qenë skenë e përleshjeve të dhunshme midis ushtrisë dhe RSF-së që nga 15 prilli 2023.

El-Fasher, qyteti më i madh në rajonin e Darfurit në perëndim të vendit, u vu kryesisht nën kontrollin e RSF-së pas luftimeve të ashpra.

Dhjetëra mijëra njerëz u larguan nga qyteti për shkak të luftimeve ndërsa në videot e shpërndara nga anëtarët e RSF-së janë paraqitur momente ku RSF-ja zhvendos me forcë civilët dhe vret e torturon shumë njerëz të paarmatosur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın