Bota

Franca do të prodhojë 72 sisteme artilerie 'Caesar' që do të dërgohen këtë vit në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes e Francës njoftoi se në kryeqytetin Paris u zhvillua hapja e nismës së "koalicionit të artilerisë", krijuar nën udhëheqjen e Francës dhe SHBA-së, me qëllim mbështetjen e ushtrisë ukrainase në afat të shkurtër dhe afatgjatë

Şeyma Uzundere  | 18.01.2024 - Përdıtësım : 19.01.2024
Franca do të prodhojë 72 sisteme artilerie 'Caesar' që do të dërgohen këtë vit në Ukrainë

Ankara

Franca këtë vit do të prodhojë 72 sisteme artilerie 'Caesar' për Ukrainën, e cila po lufton kundër Rusisë, transmeton Anadolu.

Ministria e Mbrojtjes e Francës njoftoi se në kryeqytetin Paris u zhvillua hapja e nismës së "koalicionit të artilerisë", krijuar nën udhëheqjen e Francës dhe SHBA-së, me qëllim mbështetjen e ushtrisë ukrainase në afat të shkurtër dhe afatgjatë.

Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, duke folur në hapje ku përmes video-konferencës mori pjesë edhe homologu i tij ukrainas, Rustem Umerov, tha se gjashtë nga sistemet e artilerisë 'Caesar' të montuara në automjete taktike me rrota të prodhuara nga kompania shtetërore franceze e mbrojtjes 'Nexter' do të dërgohen në Ukrainë në javët e ardhshme.

Lecornu tha se kompania do të prodhojë 72 sisteme artilerie për Ukrainën këtë vit, 12 prej të cilave do të financohen nga Franca.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın