Bota

Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në të gjitha plazhet

Kjo praktikë do të hyjë në fuqi në të gjithë vendin me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik

Alban Agushi  | 20.06.2025 - Përdıtësım : 21.06.2025
Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në të gjitha plazhet

Cagnes-sur-mer

Në Francë, pirja e duhanit do të ndalohet në të gjitha plazhet dhe kjo praktikë do të hyjë në fuqi në të gjithë vendin me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik, transmeton Anadolu.

Cagnes-sur-Mer, një nga qytetet që nisi ndalimin e pirjes së duhanit, filloi praktikën e ndalimit të duhanit në plazhe në zona të caktuara bregdetare në vitin 2018 dhe që nga viti 2023 i ka shpallur të gjitha plazhet e saj vende ku ndalohet pirja e duhanit.

Me rregulloren e re, kjo praktikë do të bëhet e detyrueshme në të gjithë vendin.

Në pamje e siguruara shihen tabelat për ndalimin e pirjes së duhanit në plazhet në Cagnes-sur-Mer, njerëz që rreziten dhe që lahen në det.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın