Bota

Franca dënon shembjen e shkollës nga Izraeli në Bregun Perëndimor

- Ministria e Jashtme franceze kërkon përgjegjësi nga autoritetet izraelite lidhur me prishjen e shkollës në Bregun Perëndimor të pushtuar.

İlayda Çakırtekin  | 15.08.2025 - Përdıtësım : 16.08.2025
Franca dënon shembjen e shkollës nga Izraeli në Bregun Perëndimor

Istanbul

STAMBOLL (AA) - Franca dënon shkatërrimin e një shkolle nga Izraeli, e cila ishte në ndërtim e sipër në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

"Franca dënon fuqimisht shkatërrimin e një shkolle nga autoritetet izraelite, e cila ishte në ndërtim e sipër në veri të Bregut Perëndimor, të financuar nga Agjencia Franceze e Zhvillimit në bashkëpunim me Bashkimin Evropian. Ne kërkojmë përgjegjësi nga autoritetet izraelite për këtë prishje", tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.

Ministria tha se është prishja e dytë e një projekti të financuar nga Franca në Bregun Perëndimor, pas qendrës Al-Bustan në Kudsin Lindor.

"Vazhdimi i politikës së vendbanimeve përbën shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare dhe kërcënon perspektivën e një zgjidhjeje me dy shtete", thuhet në deklaratë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın