Bota

Franca arreston 5 të dyshuar të tjerë për vjedhjen në Muzeun e Luvrit në Paris

Një nga të dyshuarit besohet se i përket të ashtuquajturit "komando i Luvrit" dhe se ka qenë i pranishëm në vendngjarje gjatë vjedhjes së bizhuterive në vlerë prej 88 milionë euro

Necva Taştan Sevinç  | 30.10.2025 - Përdıtësım : 30.10.2025
Franca arreston 5 të dyshuar të tjerë për vjedhjen në Muzeun e Luvrit në Paris

Stamboll

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë të dyshuar të tjerë në lidhje me vjedhjen e fundit në Muzeun e Luvrit në Paris, transmeton Anadolu.

Burime gjyqësore për RTL thanë se pesë të dyshuarit mbrëmë u futën në paraburgim njëkohësisht nga disa vende në rajonin e Parisit. Një nga të dyshuarit besohet se i përket të ashtuquajturit "komando i Luvrit" dhe se ka qenë i pranishëm në vendngjarje gjatë vjedhjes.

Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau tha se dy të dyshuarit që u arrestuan më herët të shtunën kanë "rrëfyer pjesërisht krimet". Duke folur për radion RTL, Beccuau konfirmoi se ata më në fund pranuan, duke shtuar se hetimi po vazhdon për të identifikuar të gjithë të përfshirët.

Pavarësisht arrestimeve të fundit, prokurorja tha se bizhuteritë e vjedhura ende nuk janë rikuperuar. Arrestimet vijnë pasi dy persona të tjerë, që besohet se janë bashkëpunëtorë të tij, u akuzuan dhe dje u futën në paraburgim.

Një hetim i udhëhequr nga policia gjyqësore e Parisit po vazhdon.

Hajdutët vodhën tetë sende nga muzeu, të vlerësuara në vlerë 88 milionë euro. Koleksioni i vjedhur përfshin një gjerdan dhe një vath nga koleksioni Marie-Louise, një gjerdan, vathë dhe një diademë nga koleksionet Marie-Amelie dhe Hortense si dhe dy brosha dhe një diademë nga koleksioni Empress Eugenie.

Më vonë, hetuesit gjetën kurorën nga koleksioni Empress Eugenie, të cilën grabitësit e braktisën pranë muzeut, një zbulim që një roje e sigurisë së Luvrit e përshkroi si provë se "plani i tyre u pengua".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.