Bota

Francë, rritet numri i të vdekurve nga moti i keq

Në deklaratën nga Ministria e Brendshme, theksohet se numri i të vdekurve nga reshjet është rritur në 7 ndërsa, 5 persona të tjerë të plagosur rëndë janë dërguar në spital

Ömer Aydın  | 15.10.2018 - Përdıtësım : 16.10.2018
Francë, rritet numri i të vdekurve nga moti i keq

Paris

PARIS (AA) - Numri i të vdekurve në rajonin jugor të Francës, Aude, për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme dhe përmbytjeve është rritur në 7, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Në deklaratën nga Ministria e Brendshme, theksohet se numri i të vdekurve nga reshjet është rritur në 7 ndërsa, 5 persona të tjerë të plagosur rëndë janë dërguar në spital. 

Kryeministri dhe ministri i Përkohshëm i Brendshëm, Edouard Philippe, është njoftuar se do të vizitojë vendin, ndërsa sipas vlerësimeve të para në rajon nuk mund të furnizohen rreth 10 mijë shtëpi me energji elektrike. 

Në kumtesë bëhet e ditur se shumë ndërtesa banimi dhe ato afariste kanë mbetur nën ujë, pasi në disa vende uji ka arritur një lartësi prej 1.5 metra. 

Nga shkaku i reshjeve të shumta, erës së fortë dhe përmbytjeve, në këtë rajon francez është shpallur meteoalarmi i kuq. 

Shkollat nuk punojnë, ndërkohë që qytetarët janë udhëzuar të mos dalin nga shtëpitë e tyre pa nevojë. 

Ekspertët njoftuan se në rajon nuk janë parë reshje kaq të rrëmbyeshme që nga viti 1891.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın