Bota

Francë, mbështetësit e grupit terrorist YPG/SDF sulmojnë policinë dhe vandalizojnë bizneset

“Sapo pashë dhunë të rëndë urbane të kryer në Canebiere nga persona të çmendur...Pse shteti e lejoi të ndodhte kjo?”, tha kryebashkiakja Sophie Camard

Burak Bir, Ümit Dönmez  | 22.01.2026 - Përdıtësım : 22.01.2026
Francë, mbështetësit e grupit terrorist YPG/SDF sulmojnë policinë dhe vandalizojnë bizneset

Londër

Mbështetës të grupit terrorist YPG/SDF sulmuan policinë të enjten dhe shkaktuan dëme në Marsejë gjatë një demonstrate lidhur me tensionet në Siri, raporton Aandolu.

Dhuna shpërtheu gjatë një demonstrate të mbështetësve të grupit terrorist përpara prefekturës Bouches-du-Rhone, në rrethin e 6-të të qytetit.

Prefektura njoftoi se ndaj forcave të rendit të dislokuara në zonë u hodhën fishekzjarre dhe mjete të forta.

Prefekti Jacques Witkowski dënoi “aktet e dhunës dhe dëmet”, duke theksuar se “forcat e sigurisë së brendshme mbrojnë këdo që dëshiron të demonstrojë në mënyrë paqësore”, por se “asnjë shkelje e rendit publik nuk do të tolerohet”.

Shpërthime u dëgjuan në zonën e prefekturës, e cila u mbulua plotësisht nga gazi lotsjellës, ndërsa u thyen vitrinat e dyqaneve dhe u shkul një kamerë sigurie gjatë demonstratës, ku morën pjesë rreth 2.500 persona.

Turma u pa duke valëvitur copa pëlhurash me simbole të grupit terrorist.

“Ndërkohë, bashkia është mbyllur si masë paraprake”, tha Sophie Camard, kryebashkiakja e rretheve 1 dhe të 7, në rrjetin social amerikan X.

“Sapo pashë dhunë të rëndë urbane të kryer në Canebiere nga persona të çmendur...Pse shteti e lejoi të ndodhte kjo?”, tha ajo.

Pjesa më e madhe e transportit publik në zonë u ndërpre, pasi 13 stacione të linjës së tramvajit T3 u mbyllën dhe disa linja autobusësh u devijuan ose u pezulluan.

Përplasje pati edhe në Marignane dhe në rrethin e 8-të të Marsejës, ku gjatë demonstratës u lënduan nëntë policë.

Protestat e dhunshme ndodhën ndërsa forcat e ushtrisë siriane kryen operacione në verilindje të vendit, pasi SDF-ja nuk respektoi dispozitat e një marrëveshjeje armëpushimi. Sipas marrëveshjes, grupi terrorist duhej të tërhiqte formacionet ushtarake në lindje të lumit Eufrat dhe t’ia dorëzonte kontrollin administrativ dhe të sigurisë të provincave Raka dhe Deir ez-Zor qeverisë siriane.

Marrëveshja parashikonte gjithashtu që të gjitha pikat kufitare dhe burimet energjetike të kalonin nën autoritetin e qeverisë qendrore, ndërsa personeli i SDF-së do të integrohej individualisht në ministritë siriane të Mbrojtjes dhe atë të Brendshme pas verifikimeve.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi të martën një armëpushim katërditor me SDF-në “në përputhje me mirëkuptimet e shpallura nga shteti sirian me SDF-në” dhe “nga përkushtimi për të siguruar suksesin e përpjekjeve kombëtare që po bëhen”.

SDF-ja dominohet nga YPG-ja, dega siriane e grupit terrorist PKK. PKK-ja është e klasifikuar si organizatë terroriste etnonacionaliste dhe separatiste nga agjencia e zbatimit të ligjit e BE-së, Europol.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın