Bota

Francë, gjatë prishjes së shtëpisë gjenden 600 monedha ari

Theksohet se vlera e monedhave është rreth 100 mijë euro

Emel Öz Gözellik  | 11.06.2018 - Përdıtësım : 12.06.2018
Francë, gjatë prishjes së shtëpisë gjenden 600 monedha ari

Paris

PARIS (AA) - Gjatë prishjes së një shtëpie të zbrazët në rajonin Bretanjës në veriperëndim të Francës, janë gjetur 600 monedha ari, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga njësia e sigurisë në Pont-Aven, punonjësit gjatë prishjes së shtëpisë në rajonin e Bretanjës kanë gjetur 600 monedha ari të cilat datojnë nga viti 1870.

Më tutje duke bërë të ditur se monedhat janë të Belgjikës, thuhet se mbi monedhat gjendet fotografia e mbretit belg të asaj kohe, Leopold II.

Theksohet se vlera e monedhave është rreth 100 mijë euro.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın