Bota

Francë, ende jashtë kontrollit zjarri që dogji më shumë se 16 mijë hektarë

Zjarri i cili shpërtheu në qytezën Rubaute në zonën Aude më 5 gusht, u përhap shpejt në mijëra hektarë për shkak të erës dhe nxehtësisë ekstreme.

Şeyma Yiğit  | 07.08.2025 - Përdıtësım : 07.08.2025
Francë, ende jashtë kontrollit zjarri që dogji më shumë se 16 mijë hektarë

Ankara

Zjarri që shpërtheu në një zonë në jug të Francës dhe i cili dogji më shumë se 16 mijë hektarë ende nuk është vënë nën kontroll, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në mediat kombëtare, zjarri, i cili shpërtheu në qytezën Rubaute në zonën Aude më 5 gusht, u përhap shpejt në mijëra hektarë për shkak të erës dhe nxehtësisë ekstreme.

Deri më tani, 15 qytete janë prekur nga zjarri, duke djegur 36 shtëpi dhe rreth 40 automjete. Si pasojë e zjarrit janë plagosur 13 persona, përfshirë 11 zjarrfikës, ndërsa ka humbur jetën një grua 65-vjeçare.

Zjarri nuk është vënë ende nën kontroll ndërsa ka djegur më shumë se 16 mijë hektarë sipërfaqe, ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e tij nga afërsisht 2.000 zjarrfikës dhe nga ajri me avionë.

Në rajonin ku është përjetuar "zjarri më i madh në Francë këtë verë", tymi është ngritur dhjetëra metra dhe përpjekjet për shuarjen e zjarreve kanë vazhduar për dy ditë.

Kryetari i bashkisë së Ribaute-s, Alain Costa tha se zjarri mund të ketë filluar për shkak të një gabimi njerëzor.

Kryeministri francez, François Bayrou dhe ministri i Brendshëm, François-Noël Buffet vizituan dje zonën e zjarrit.

- Zona Aude vazhdon të luftojë me zjarret

Zona në të cilën këtë vit janë regjistruar më shumë zjarre, humbi rreth 2.000 hektarë pyje në zjarrin që shpërtheu në afërsi të qytezës Narbonne në fillim të korrikut, për të cilin duhej ndërhyrja e 1.000 zjarrfikësve për ta shuar.

Për më tepër, një zjarr në qytezën Sigean më 26 korrik u shua nga përpjekjet e 630 zjarrfikësve, por 600 hektarë hapësirë të gjelbër u bënë hi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın