Bota

Francë, arrestohen 7 persona të cilët planifikonin sulm terrorist

Të dyshuarit janë arrestuar në kuadër të një hetimi të nisur ndaj personave në fjalë dhe se në të njëjtën kohë kishin planifikuar të shkonin në Irak dhe Siri

Yusuf Özcan  | 21.01.2020 - Përdıtësım : 21.01.2020
Francë, arrestohen 7 persona të cilët planifikonin sulm terrorist

Paris

Në Francë janë arrestuar 7 persona të cilët ishin në përgatitje të një sulmi terrorist në qytetin Brest, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave franceze, 7 të dyshuarit që ishin në përgatitje të sulmit terrorist në Brest janë të moshës nga 28 deri në 38 vjeç dhe se arrestimi është kryer nga njësitë e inteligjencës së brendshme.

Të dyshuarit janë arrestuar në kuadër të një hetimi të nisur ndaj personave në fjalë dhe se në të njëjtën kohë kishin planifikuar të shkonin në Irak dhe Siri.

Si pasojë e hapjes së zjarrit para një xhamie më 27 qershor 2019 në Brest u plagosën 2 persona nga të cilët njëri imam.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.