Bota

Francë, 3 persona humbin jetën në përmbytjen e shkaktuar nga stuhia Monica

Shërbimi Meteororlogjik francez, Meteo France njoftoi se në rajonet Ardeche, Bouches-du-Rhone, Charente-Maritime, Gard, Gironde, Pyrenees-Atlantiques, Var dhe Yonne vazhdon rreziku i përmbytjeve për shkak të shirave intensive

Şeyma Uzundere  | 11.03.2024 - Përdıtësım : 12.03.2024
Francë, 3 persona humbin jetën në përmbytjen e shkaktuar nga stuhia Monica Foto: Arkiv / AA

Ankara

Të paktën tre persona kanë humbur jetën në Francë, pasi janë përfshirë në përmbytjen në rajonin Gard e shkaktuar nga stuhia Monica, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në mediat vendase, mësohet se janë gjetur trupat e pajetë të 2 grave që u përfshinë në përmbytjen pas reshjeve ekstreme në Goudargues në rajonin Gard dhe të një shoferi 62-vjeçar në rajonin Gagnieres.

Po ashtu autoritetet kanë ndarë informacionin se janë ende të zhdukur babai dhe dy fëmijët e tij të cilët tentuan të kalojnë me automjetin e tyre urën në Dions dhe të një 70-vjeçari në Ardech.

Shërbimi Meteororlogjik francez, Meteo France njoftoi se në rajonet Ardeche, Bouches-du-Rhone, Charente-Maritime, Gard, Gironde, Pyrenees-Atlantiques, Var dhe Yonne vazhdon rreziku i përmbytjeve për shkak të shirave intensive dhe se niveli i alarmit është përcaktuar si portokalli.

Qytetarët në rajonet ku stuhia është efektive u paralajmëruan që të "mos dalin nga shtëpitë e tyre".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın