Bota

Fqinjët kërkojnë zgjidhje për Libinë në takimin e paqes në Algjeri

Në takimin që mbahet me iniciativë të Algjerisë, nuk ka përfaqësues të asnjërës nga palët libiane

Ekip  | 23.01.2020 - Përdıtësım : 23.01.2020
Fqinjët kërkojnë zgjidhje për Libinë në takimin e paqes në Algjeri

Algjer

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të Afrikës së Veriut janë takuar për të diskutuar mbi krizën aktuale politike në Libi pa pjesëmarrjen e asnjërës palë libiane, raporton Anadolu Agnecy (AA).

Nikoqiri Algjeria, si dhe Tunizia, Egjipti, Nigeri, Çadi, Mali dhe Sudani po marrin pjesë në takimin në kryeqytetin Algjer.

Takimi i cili është iniciuar nga Algjeria ka për qëllim që të gjejë zgjidhje politike për krizën në Libi pas marrëveshjes së Konferencës së Berlinit të mbajtur të dielën e kaluar.

Një diplomat algjerian për AA tha se takimi është kufizuar vetëm në vendet fqinje të Libisë.

Diplomati, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, mohoi raportimet në media se Algjeria ka ftuar gjeneralit rebel Khalifa Haftar.

Mohamed Al-Tahir, ministri i Punëve të Jashtme në Qeverisë e Pajtimit Kombëtar (GNA) të Libisë, që është e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB), të mërkurën tha se ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në takim sepse përfaqësuesit nga pala e Haftarit gjithashtu ishin të ftuar.

Takimit i është bashkangjitur edhe ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, i cili po viziton Algjerinë.

Më 12 janar, palët e konfliktit në Libi njoftuan një armëpushim në përgjigje të një thirrjeje të përbashkët të liderëve të Turqisë dhe Rusisë. Por, bisedimet për armëpushim të përhershëm në Moskë javën e kaluar përfunduan pa rezultat pasi Haftari u largua nga kryeqyteti rus pa e nënshkruar marrëveshjen.

Të dielën, gjatë konferencës ndërkombëtare për Libinë në Berlin, Haftar pranoi të caktojë anëtarët në një Komision ushtarak të propozuar nga OKB-ja me pesë anëtarë nga secila palë për të monitoruar zbatimin e armëpushimit.

Që nga rrëzimi i sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi janë shfaqur dy qeveri rivale, njëra në lindje të Libisë e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndërsa tjetra GNA në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın