Bota, Kulturë

Fotografitë e vlerësuara me çmime në "Istanbul Photo Awards 2025" ekspozohen në New York

Pas eventeve në Ankara dhe Stamboll, fotografitë fituese po ekspozohen në Blue Gallery në New York.

Mücahit Oktay  | 21.10.2025 - Përdıtësım : 22.10.2025
Fotografitë e vlerësuara me çmime në "Istanbul Photo Awards 2025" ekspozohen në New York Foto: Selçuk Acar/AA

New York

Në New York të SHBA-së u hap Ekspozita e tretë e "Istanbul Photo Awards 2025", një konkurs ndërkombëtar fotografie lajmesh i organizuar nga Agjencia Anadolu (AA), raporton Anadolu.

Si rezultat i vlerësimeve nga juria ndërkombëtare, u dhanë çmime ndaj 29 fotografëve në 10 kategori. Pas eventeve në Ankara dhe Stamboll, fotografitë fituese po ekspozohen në Blue Gallery në New York.

Këtë vit, në konkursin i cili mbahet prej 11 vitesh, aplikuan fotografë nga 114 kombësi me afërsisht 22.000 fotografi.

Vizitorët kanë mundësinë të shqyrtojnë fotografi që dokumentojnë ngjarje me spikatje të fortë globale, nga sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Gaza deri te përmbytjet shkatërruese në Afrikën Lindore, nga shpërthimi i vullkanit islandez deri te atletët që garojnë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, nga përpjekjet e grave afgane deri te të burgosurit që arratisen nga burgu Sednaya, nga surferistët brazilianë që luftojnë me valët e mëdha deri te udhëtimet e rrezikshme të emigrantëve.

Fotografitë fituese të çmimeve në ekspozitën që është e hapur për publikun në Blue Gallery deri më 26 tetor, do të ekspozohen më pas për herë të dytë në Selinë e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në adresën "istanbulphotoawards.com" mund të gjenden informacione të mëtejshme lidhur me fotografitë që kanë fituar çmime në konkursin në të cilin janë vlerësuar fotografi teke dhe seri në kategoritë e lajmeve, sportit, natyrës dhe mjedisit, portreteve dhe jetës së përditshme.

Konkursi i këtij viti, i organizuar nën sponsorizimin e komunikimit të Turkcell, mbështetet nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) si sponsor ndërkombëtar i aktivitetit dhe Turkish Airlines (THY) si sponsor i pjesshëm i transportit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.