Bota

Foshnja palestineze në Gaza vdes nga kequshqyerja për shkak të bllokadës izraelite

Që nga 2 marsi, Izraeli ka mbyllur plotësisht kalimet e Gazës, duke bllokuar konvojet e ushqimit dhe ndihmës dhe duke thelluar kushtet e urisë në enklavë.

Shpetim Hiseni  | 28.09.2025 - Përdıtësım : 28.09.2025
Foshnja palestineze në Gaza vdes nga kequshqyerja për shkak të bllokadës izraelite Foto: Abed Rahim Khatib/AA

Shkup

Një foshnjë dymuajshe e gjysmë me emrin Eid Mahmoud Abu Jamma humbi jetën për shkak të kequshqyerjes në Rripin e Gazës, ku Izraeli ka bllokuar aksesin në furnizimet bazë ushqimore përmes një rrethimi dhe kufizimeve të ashpra, transmeton Anadolu.

Trupi i Abu Jammas u varros pas namazit të xhenazes në Spitalin Nasser në Khan Younis.

Që nga 2 marsi, Izraeli ka mbyllur plotësisht kalimet e Gazës, duke bllokuar konvojet e ushqimit dhe ndihmës dhe duke thelluar kushtet e urisë në enklavë. Vetëm furnizime të kufizuara lejohen herë pas here, dhe shumë prej tyre plaçkiten nga grupe të armatosura që autoritetet e Gazës akuzojnë Izraelin se i mbron.

Ushtria izraelite ka vrarë mbi 66.000 palestinezë në Gaza që nga tetori 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Bombardimet intensive e kanë bërë enklavën të pabanueshme dhe kanë çuar në uri dhe përhapjen e sëmundjeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın