Bota

Foshnja 4-muajshe përballet me kequshqyerjen për shkak të krizës ushqimore në Gaza

Një prej qindra fëmijëve është edhe foshnja 4-muajshe Yusuf al-Najjar, i cili po trajtohet në Spitalin "Nasser" në qytetin Khan Younis të Rripit të Gazës

Dzihat Aliju  | 06.05.2025 - Përdıtësım : 07.05.2025
Foshnja 4-muajshe përballet me kequshqyerjen për shkak të krizës ushqimore në Gaza Foto: Doaa Albaz / AA

Shkup

Fëmijët palestinezë në Gaza po përballen me kequshqyerje, pasi vendi përballet me krizë ushqimore për shkak të sulmeve të vazhdueshme ajrore dhe tokësore të Izraelit dhe mbylljes së kufijve, raporton Anadolu.

Një prej qindra fëmijëve është edhe foshnja 4-muajshe Yusuf al-Najjar, i cili po trajtohet në Spitalin "Nasser" në qytetin Khan Younis të Rripit të Gazës.

Që nga 2 marsi, Izraeli ka mbyllur kalimet e Gazës, duke bllokuar furnizimet thelbësore nga hyrja në enklavë, pavarësisht raportimeve të shumta për uri në territorin e shkatërruar nga lufta.

Që nga tetori i vitit 2023, të paktën 52.500 palestinezë janë vrarë në Gaza si pasojë e sulmeve izraelite, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorit e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Për luftën në enklavën palestineze, Izraeli gjithashtu përballet me padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın