Bota

Forcat turke neutralizojnë 7 terroristë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se 7 terroristë të PKK/YPG-së janë neutralizuar gjatë përpjekjeve për t'u infiltruar në rajonin "Burimi i Paqes" në veri të Sirisë

Fırat Taşdemir  | 19.01.2022 - Përdıtësım : 19.01.2022
Forcat turke neutralizojnë 7 terroristë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë

Ankara

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se 7 terroristë të PKK/YPG-së janë neutralizuar gjatë përpjekjeve për t'u infiltruar në rajonin "Burimi i Paqes" në veri të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ministria thuhet: "Vazhdojmë të ndërhyjmë ndaj terroristëve të cilët duan të prishin qetësinë dhe sigurinë në rajonin 'Burimi i Paqes'. Nëpërmjet mjeteve tona për mbështetjen e zjarrit u neutralizuan 7 terroristë të PKK/YPG-së që tentuan të infiltrohen dhe të hapin zjarr provokues kundrejt rajonit".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.