Bota

Forcat siriane të sigurisë filluan të hyjnë në qendër të qytetit Suwayda

- Përleshje të armatosura në shkallë të vogël shpërthyen në Suwayda dy ditë më parë, pasi grupet druze sekuestruan disa automjete që u përkisnin fiseve arabe beduine

Muhammed Karabacak, Ömer Koparan  | 15.07.2025 - Përdıtësım : 16.07.2025
Forcat siriane të sigurisë filluan të hyjnë në qendër të qytetit Suwayda

Damask

DAMASK (AA) - Pas tre ditësh përleshjesh që ndodhën në provincën jugore siriane Suwayda, trupat e Ministrisë së Mbrojtjes filluan të hyjnë në qytet për të marrë nën kontroll situatën, transmeton Anadolu.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA, raportoi se "Njësitë e ushtrisë kanë filluar të hyjnë në qytetin e Suwayda-s", duke cituar Departamentin e Medias dhe Komunikimit të Ministrisë së Mbrojtjes.

- Incidentet në Suwayda

Përleshje të armatosura në shkallë të vogël shpërthyen në Suwayda dy ditë më parë, pasi grupet druze sekuestruan disa automjete që u përkisnin fiseve arabe beduine.

Përleshjet u përshkallëzuan ndërsa të dyja palët rrëmbyen dhe arrestuan civilë, dhe të paktën 30 persona nga grupet druze dhe fiset beduine arabe u vranë dhe 100 të tjerë u plagosën.

Në përgjigje të incidentit, Ministritë e Mbrojtjes dhe të Brendshme dërguan një numër të madh përforcimesh në rajon në një përpjekje për të ndaluar përleshjet.

Në sulmet e kryera nga "grupe të paligjshme" ndaj autokolonave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme në një përpjekje për të ndaluar përleshjet, 18 ushtarë humbën jetën dhe 9 u morën peng.

Ndërkaq, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz, sulmet ndaj jugut të Sirisë i mbaroi duke theksuar: "Nuk do të lejojmë që t'u shkaktohet dëm druzëve, Izraeli nuk do të qëndrojë mënjanë."

Pas kësaj deklarate, Izraeli nisi gjithsej pesë sulme ajrore pranë autokolonave të njësive nga Ministritë e Mbrojtjes dhe të Brendshme të stacionuara rreth provincës Suwayda.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.