Bota

Forcat izraelite plagosin 3 palestinezë në protestën kundër vendbanimeve ilegale hebreje

Koordinatori i Komitetit Palestinez të Mbrojtjes dhe Luftës Fuad al-Amur tha për AA se palestinezët mbajtën një demonstratë në jug të qytetit El-Halil për të protestuar ndaj ndërtimit dhe zgjerimit të paligjshëm të vendbanimeve kolone të Izraelit

Qais Omar Darwesh Omar, Ekrem Biçeroğlu  | 17.09.2021 - Përdıtësım : 18.09.2021
Forcat izraelite plagosin 3 palestinezë në protestën kundër vendbanimeve ilegale hebreje Foto: Mamoun Wazwaz / AA

Ramallah

Tre palestinezë u plagosën kur forcat izraelite ndërhynë në demonstratat kundër vendbanimeve ilegale hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar, ndërsa dhjetëra prej tyre u prekën nga gazi, raporton Anadolu Agency (AA).

Koordinatori i Komitetit Palestinez të Mbrojtjes dhe Luftës Fuad al-Amur tha për AA se palestinezët mbajtën një demonstratë në jug të qytetit El-Halil për të protestuar ndaj ndërtimit dhe zgjerimit të paligjshëm të vendbanimeve kolone të Izraelit.

Duke vënë në dukje se ushtarët izraelitë ndërhynë me gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese kundër demonstruesve, Amur deklaroi se tre palestinezë të cilët u goditën drejtpërdrejt nga kapsollat e gazit dhe dhjetëra njerëz u përballën me rrezikun e asfiksimit.

Amur tha se palestinezët e prekur nga gazi u trajtuan në vendin e ngjarjes nga ekipet e ndihmës së parë.

Demonstrata mbahen çdo të premte në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar për të protestuar kundër ndërtimit të Murit të Ndarjes (Turpit) dhe vendbanimeve ilegale hebreje.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet kolone hebreje në territorin e okupuar palestinez konsiderohen të paligjshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın