Bota, KUDSI - VIJA E KUQE E MUSLIMANËVE

Forcat izraelite mbyllin rrugët në pesë vende të Bregut Perëndimor

Sipas dëshmitarëve, forcat izraelite kanë vendosur barriera hekuri në rrugët kryesore në vendet Nebi Salih, Deyr Abu Meshal, Deyr Nizam, Abud dhe Sekba që gjenden në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor

Esat Fırat   | 10.02.2020
Forcat izraelite mbyllin rrugët në pesë vende të Bregut Perëndimor

Kuds

Ushtarët izraelitë me barriera hekuri kanë mbyllur rrugët hyrëse dhe dalëse në pesë vende në pjesën qendrore të Bregut Perëndimor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas dëshmitarëve, forcat izraelite kanë vendosur barriera hekuri në rrugët kryesore në vendet Nebi Salih, Deyr Abu Meshal, Deyr Nizam, Abud dhe Sekba që gjenden në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor.

Ushtarët izraelitë nuk i kanë lejuar palestinezët të përdorin këto rrugë, duke mos theksuar arsyen.

Për shkak të kësaj, shumë palestinezë të cilët ishin në zonë duhej të përdornin rrugë alternative që janë shumë më të pafavorshme.

Televizioni izraelit “Kanal 12” raportoi të enjten më 6 shkurt se një ushtar izraelit ishte plagosur lehtë gjatë të shtënave në pjesën perëndimore të Ramallahut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın