Forcat izraelite lëshojnë flakë ndriçuese mbi Khan Younis të Gazës
Flakëzat ndriçuan qiellin dhe u kapën në kamera nga banorët e zonës.

Tiranë
Të dielën në mbrëmje, forcat izraelite lëshuan flakë ndriçuese mbi qendrën e qytetit të Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Flakëzat ndriçuan qiellin dhe u kapën në kamera nga banorët e zonës.
Izraeli ka vazhduar të imponojë një politikë sistematike urie mbi afërsisht 2.4 milionë palestinezë në Rripin e Gazës duke mbyllur të gjitha kalimet për dërgesat e ndihmave, të cilat kanë mbetur të bllokuara në kufi që nga 2 marsi. Bllokada e ka shtyrë enklavën drejt urisë.
Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka vazhduar ofensivën brutale në Gaza që nga 7 tetori 2023, duke vrarë më shumë se 60.800 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për luftën e tij në enklavë.