Forcat izraelite arrestuan 47 palestinezë në Bregun Perëndimor
Derisa ushtria izraelite bombardon rëndë Rripin e bllokuar të Gazës, ajo kryen gjithashtu bastisje në Bregun Perëndimor dhe arreston palestinezë me akuza të ndryshme
Ramallah
Forcat izraelite gjatë natës arrestuan 47 palestinezë në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Siç raporton agjencia palestineze e lajmeve WAFA, forcat izraelite arrestuan të paktën 21 palestinezë në qytetin Al-Khalil të Bregut Perëndimor të pushtuar gjatë natës, 14 në Tulkarm, 6 në Betlehem, 4 në Nablus dhe 2 në Ramallah.
Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dje njoftoi se numri i palestinezëve të ndaluar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori ishte rritur në 2.920.
Derisa ushtria izraelite bombardon rëndë Rripin e bllokuar të Gazës, ajo kryen gjithashtu bastisje në Bregun Perëndimor dhe arreston palestinezë me akuza të ndryshme.
Që nga 7 tetori, 215 palestinezë janë vrarë në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar.