Bota

Forcat izraelite arrestojnë 5 palestinezë në Bregun Perëndimor

Palestinezët pas namazit të xhumasë në Ramallah organizuan protesta kundër vendbanimeve ilegale hebreje dhe Murit Ndarës

Esat Fırat   | 22.01.2021
Forcat izraelite arrestojnë 5 palestinezë në Bregun Perëndimor Foto: Issam Rimawi / AA

Kuds

Gjatë intervenimit të forcave izraelite në protestat kundër Murit Ndarës dhe vendbanimeve ilegale hebreje në Bregun Perëndimor nën okupim janë arrestuar 5 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Palestinezët pas namazit të xhumasë në Ramallah organizuan protesta kundër vendbanimeve ilegale hebreje dhe Murit Ndarës.

Forcat izraelite kundër tyre përdorën gaz lotsjellës dhe plumba gome ndërsa palestinezët u kundërpërgjigjën me hedhje gurësh.

Dëshmitarët okularë theksuan se në trazirat deri tek cilat erdhi në Deir Jerir u arrestuan 5 palestinezë. Krahas kësaj, shumë palestinezë kanë ndjerë pasojat e gazit lotsjellës.

Protestat vazhduan në Kafr Qaddum, Qalqilyi në veri të Bregut Perëndimor.

Në Bregun Perëndimor i cili që nga viti 1967 është nën okupimin izraelit, gjenden më shumë se 250 vendbanime ilegale hebreje. Në këto zona jetojnë rreth 500 mijë kolonë hebrenj, që në mënyrë shtesë vështirëson jetën e palestinezëve.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın