Bota

Forcat egjiptiane kanë vrarë 83 militantë në Sinai

Zëdhënësi i ushtrisë egjiptiane, koloneli Tamer al-Refai njoftoi se gjatë operacioneve në Sinai nga 28 shtatori deri më 4 nëntor janë arrestuar edhe së paku 77 militantë

Ekip  | 04.11.2019 - Përdıtësım : 06.11.2019
Forcat egjiptiane kanë vrarë 83 militantë në Sinai

Kajro

Forcat egjiptiane të sigurisë kanë vrarë së paku 83 militantë gjatë operacioneve në rajonin e trazuar të Gadishullit të Sinajit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i ushtrisë egjiptiane, koloneli Tamer al-Refai njoftoi se gjatë operacioneve në Sinai nga 28 shtatori deri më 4 nëntor janë arrestuar edhe së paku 77 militantë.

Ai shtoi se tre ushtarë u vranë dhe u plagosën në përleshjet me militantët, por pa dhënë detaje të tjera.

Sipas zëdhënësit, dy tunele nëntokësore dhe 14 strehimore të përdorura nga militantët janë shkatërruar dhe 4,707 emigrantë të paligjshëm u arrestuan si pjesë e operacionit.

Gadishulli Sinai ka mbetur epiqendra e një kryengritjeje militante që nga viti 2013, kur ushtria përmbysi Mohamed Morsi, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë të lirë në Egjipt, në një grusht shteti ushtarak. Morsi vdiq në qershor gjatë një seance gjyqësore me akuzat e "spiunazhit".

Ushtria egjiptiane filloi një operacion të madh në fillim të vitit të kaluar për të ndjekur militantët e lidhur me DEASH-in të vendosur në gadishull.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın