Bota

Forcat e sigurisë vendosen në Suwayda të Sirisë për të zbatuar armëpushimin

Në kuadër të përpjekjeve për të lehtësuar tensionet, policia u vendos në periferi të qytetit për të mbështetur stabilitetin dhe për të penguar trazirat e mëtejshme

Abdulbesar Ademi  | 20.07.2025 - Përdıtësım : 20.07.2025
Forcat e sigurisë vendosen në Suwayda të Sirisë për të zbatuar armëpushimin Foto: Hişam Hac Ömer/AA

Suwayda

Forcat e sigurisë u vendosën në të gjithë provincën jugore Suwayda të Sirisë për të zbatuar një armëpushim që është arritur me ndërmjetësim nga qeveria siriane dhe vendet e përfshira, raporton Anadolu.

Në kuadër të përpjekjeve për të lehtësuar tensionet, policia u vendos në periferi të qytetit për të mbështetur stabilitetin dhe për të penguar trazirat e mëtejshme.

Përleshjet shpërthyen më 13 korrik midis fiseve arabe beduine dhe grupeve të armatosura druze në Suwayda.

Dhuna u përshkallëzua dhe pasuan sulmet ajrore izraelite, duke përfshirë edhe pozicionet dhe infrastrukturën ushtarake siriane në Damask. Izraeli përmendi nevojën për të mbrojtur komunitetet druze si pretekst për sulmet e tij.

Dje, presidenca siriane njoftoi një armëpushim gjithëpërfshirës dhe të menjëhershëm, pas disa ditësh të trazirave në provincën jugore.

Bashar al-Assad, i cili sundoi Sirinë për pothuajse një çerek shekulli, u arratis në Rusi më 8 dhjetor të vitit 2024, duke shënuar fundin e sundimit të gjatë të Partisë Baath, i cili filloi në vitin 1963.

Një administratë e re kalimtare e udhëhequr nga presidenti Ahmad al-Sharaa u formua në muajin janar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın