Forcat e Mobilizimit Popullor të Irakut: Sulmi amerikan vrau 15 luftëtarë, përfshirë komandantin
Forcat e Mobilizimit Popullor të Irakut (PMF) thanë se 15 anëtarë të saj, përfshirë komandantin e operacioneve për rajonin e Anbarit, Saad Duwa, u vranë sot në një sulm amerikan
Stamboll
Forcat e Mobilizimit Popullor të Irakut (PMF) thanë se 15 anëtarë të saj, përfshirë komandantin e operacioneve për rajonin e Anbarit, Saad Duwa, u vranë sot në një sulm amerikan në një vend operacionesh, transmeton Anadolu.
"Forcat e Mobilizimit Popullor vajtojnë një grup luftëtarësh heroikë që u vranë së bashku me komandantin e Operacioneve të Anbarit në PMF, komandantin martir dr. Saad Duwai, si pasojë e një shënjestrimi të pabesë të SHBA-së që goditi selinë e operacioneve", tha grupi në një deklaratë të postuar në Facebook.
PMF është ombrellë zyrtare e sigurisë irakiane e themeluar në vitin 2014 pas një dekreti fetar nga kleriku i lartë Ali al-Sistani për t'u përballur me grupin terrorist ISIS (DEASH) dhe më vonë u integrua në forcat e armatosura me një vendim qeveritar në vitin 2016.
Sulmet e fundit që synojnë grupin, të cilat kanë rezultuar në dhjetëra vrasje dhe plagosje midis anëtarëve të tij, vijnë në mes të luftës së vazhdueshme të nisur nga Izraeli dhe SHBA-ja kundër Iranit që nga 28 shkurti.
