Bota

"Forcat e koalicionit parandaluan dy sulme të Houthive ndaj Arabisë Saudite"

Rebelët Houthi shpesh shënjestrojnë rajonet jugore të Arabisë Saudite

Çağrı Koşak, Ali Semerci  | 12.04.2021 - Përdıtësım : 12.04.2021
"Forcat e koalicionit parandaluan dy sulme të Houthive ndaj Arabisë Saudite"

Rijad

Forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, njoftuan se kanë parandaluar dy sulme të Houthive të mbështetur nga Irani në Jemen ndaj Arabisë Saudite brenda një dite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të bërë nga forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, thuhet se është neutralizuar një raketë balistike e lëshuar nga rebelët Houthi në Jazan, në jugperëndim të Arabisë Saudite.

Në deklaratë bëhet e ditur se në të njëjtën ditë u shkatërrua droni i gjashtë pa pilot (UAV) i lëshuar nga Houthitë në Arabinë Saudite.

Më tej thuhet se Houthitë shënjestrojnë civilët në mënyrë sistematike dhe të qëllimshme dhe nuk u dha asnjë informacion në lidhje me humbjen e jetës dhe numrin e të plagosurve si rezultat i sulmeve.

Zëdhënësi ushtarak i Houthive, Yahya Saree, nga ana tjetër, në një deklaratë njoftoi se kanë kryer 2 sulme ajrore me UAV në Aeroportin e Jazanit dhe "Baza Ajrore King Khalid" në rajonin Khamis Mushait.

Në Jemen, ku paqëndrueshmëria politike ka mbizotëruar për një kohë të gjatë, Houthitë e mbështetur nga Irani që nga shtatori i vitit 2014 kontrollojnë kryeqytetin Sanaa dhe disa rajone.

Ndërkaq, forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite që nga marsi 2015 kanë mbështetur qeverinë legjitime të Jemenit kundër Houthive.

Rebelët Houthi shpesh shënjestrojnë rajonet jugore të Arabisë Saudite.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın