Bota

Forcat amerikane nisin misionin në Siri për të transferuar të burgosurit e ISIS-it në Irak

“Në fund, deri në 7.000 të burgosur të ISIS-it mund të transferohen nga Siria në objekte nën kontrollin e Irakut”, shtohet në deklaratë

Diyar Güldoğan  | 21.01.2026 - Përdıtësım : 21.01.2026
Forcat amerikane nisin misionin në Siri për të transferuar të burgosurit e ISIS-it në Irak

Washington

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (CENTCOM) njoftoi se ka nisur sot një mision për transferimin e të burgosurve të ISIS-it (DEASH) nga verilindja e Sirisë në Irak, me qëllim që të sigurohet që terroristët të mbeten në objekte të sigurta arresti, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të CENTCOM-it thuhet se misioni filloi ndërsa forcat amerikane transportuan me sukses 150 luftëtarë të ISIS-it, të mbajtur në një qendër arresti në provincën verilindore Haseke, drejt një lokacioni të sigurt në Irak.

“Në fund, deri në 7.000 të burgosur të ISIS-it mund të transferohen nga Siria në objekte nën kontrollin e Irakut”, shtohet në deklaratë.

Komandanti i CENTCOM-it, Admiral Brad Cooper, ka thënë se SHBA-ja po koordinohet “ngushtë” me partnerët rajonalë, përfshirë Irakun, dhe vlerëson rolin e tyre në sigurimin e mposhtjes së ISIS-it.

“Lehtësimi i transferimit të rregullt dhe të sigurt të të burgosurve të ISIS-it është thelbësor për të parandaluar një arratisje që do të paraqiste kërcënim të drejtpërdrejtë për Shtetet e Bashkuara dhe sigurinë rajonale”, ka thënë ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın