Bota

Forcat Ajrore të SHBA-së hapin procesin për veshjet fetare

Sipas rregullorës së re, tani turbani dhe hixhabi janë pjesë e uniformës së re ushtarake

Mıchael Gabrıel Hernandez  | 15.02.2020 - Përdıtësım : 17.02.2020
Forcat Ajrore të SHBA-së hapin procesin për veshjet fetare

Washington

Forcat Ajrore të SHBA-së kanë zbatuar ndryshime gjithëpërfshirëse në kodin e tyre të veshjes, me çka lejojnë pjestarët e shërbimit të kërkojnë leje për të përdorur veshje që lidhen me përkatësinë fetare, përfshirë turbanin dhe hixhabin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përditësimet e reja të udhëzimeve të veshjes u finalizuan javën e kaluar, raportoi CNN. Përjashtimet fetare tani mund të kërkohen për mjekra, çallmë, flokë të pashkurtuara dhe hixhabe.

Më parë, përjashtimet mund të miratoheshin rast pas rasti, por procesi i miratimit shpesh herë është tërhequr.

Udhëzimet e reja përcaktojnë një afat kohor dhe zyrtarizojnë procesin me një përmbledhje përfundimtare që do të bëhet brenda 30 ditësh për çështjet me bazë në SHBA dhe 60 ditë për raste të tjera.

Ibrahim Hooper, zëdhënësi i grupit të avokimit të muslimanëve, përshëndeti rregulloren e re.

"Ne i mbështesim udhëzimet e reja si një hap drejt akomodimit fetar dhe për përfshirjen e personelit ushtarak të të gjitha besimeve", tha për CNN Hooper, zëdhënësi i Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islame.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın