Bota

Forcat afgane pretendojnë se kanë vrarë një komandant të lartë taleban

Kjo erdhi një ditë pasi SHBA-të njoftuan propozimin e bisedimeve me talebanët për "uljen e dhunës" në Afganistan

Ekip  | 14.02.2020 - Përdıtësım : 14.02.2020
Forcat afgane pretendojnë se kanë vrarë një komandant të lartë taleban

Kabul

Ministria e Mbrojtjes së Afganistanit pretendon të ketë vrarë sot një komandant të lartë të talebanëve së bashku me 8 shokët e tij në veri të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria në deklaratën e saj tha se Maulvi Sardar Mohammad, anëtar i "Këshillit Ushtarak" të talebanëve u vra me shokët e tij në një sulm ajror në rrethin Chamtal të provincës Balkh në kufi me Uzbekistanin.

Sipas deklaratës, një sasi e madhe armësh dhe municionesh u shkatërruan gjithashtu gjatë sulmit ajror.

Talebanët hodhën poshtë pretendimin, duke e quajtur atë një "propagandë të armiqve".

Në një postim në Twitter, Zabihullah Mujahid, zëdhënësi i grupit, tha se gjashtë pjesëtarë të shërbimit afgan u vranë nga talebanët në rrethin Khas Balkh të premten.

Kjo erdhi një ditë pasi SHBA-të njoftuan propozimin e bisedimeve me talebanët për "uljen e dhunës" në Afganistan.

Pas një takimi të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel të enjten, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper tha: "Qasja jonë është kjo: zgjidhja më e mirë, nëse jo vetëm, është një marrëveshje politike".

"Për SHBA-të, gjëja kryesore do të jetë mbështetja e vazhdueshme për partnerët tanë afganë dhe do të nevojitet një qasje e bazuar në kushte për të gjithë këtë", citohet të këtë thënë ai në një deklaratë të Pentagonit.

Në fillim të kësaj jave, presidenti afgan, Ashraf Ghani përshëndeti "përparimin e dukshëm" të bërë në bisedimet e vazhdueshme të paqes midis SHBA-ve dhe talebanëve.

"Objektivi ynë kryesor është t'i japim fund gjakderdhjes së pakuptimtë", ka thënë presidenti afgan në Twitter.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.