Bota

Flamuri i ri i Sirisë ngrihet në ambasadën në Londër

Flamuri u ngrit nga ministri i Jashtëm Asaad al-Shaibani, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar

Shpetim Hiseni  | 13.11.2025 - Përdıtësım : 14.11.2025
Flamuri i ri i Sirisë ngrihet në ambasadën në Londër Foto: Raşid Necati Aslım / AA

Shkup

Ministri i Jashtëm sirian, Asaad al-Shaibani, ngriti flamurin e ri mbi Ambasadën e Sirisë në kryeqytetin e Britanisë, Londër, raporton Anadolu.

Al-Shaibani nisi një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar të mërkurën, e para e këtij lloji në dekada.

Vizita bëhet në kuadër të përpjekjeve të administratës së re siriane për të përfunduar izolimin ndërkombëtar të vendit nën regjimin e mëparshëm të Bashar al-Asadit.

Kjo udhëtim vjen vetëm dy ditë pas vizitës së presidentit Ahmed al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë, ku ai u takua me presidentin amerikan Donald Trump.

Në mesin e tetorit, Sharaa gjithashtu zhvilloi bisedime me presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin.

SHBA-ja dhe Britania hoqën sanksionet ndaj Sharaas më 7 nëntor, një ditë pas një hapi të ngjashëm nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın