Fjalori i Kembrixhit zgjedh fjalën "parasocial" si fjalën e vitit 2025
"Parasocial" përshkruan një lidhje që njerëzit krijojnë me dikë që nuk e njohin, veçanërisht me personazhe të famshëm, influencerë
Istanbul
Fjalori i Kembrixhit ka zgjedhur fjalën "parasocial" si fjalën e vitit 2025, e cila i referohet një lidhjeje që njerëzit ndiejnë me dikë që nuk e njohin, transmeton Anadolu.
Ai nxjerr në pah interesin në marrëdhëniet e njëanshme parasociale që njerëzit krijojnë me të famshmit, influencerët dhe chatbot-et e inteligjencës artificiale.
Termi u përcaktua nga sociologët Donald Horton dhe Richard Wohl, të cilët vëzhguan shikuesit e televizionit të angazhuar në marrëdhënie "parasociale" me personalitete në ekran që ishin të ngjashme me ato që ata krijuan me anëtarët e familjes dhe miqtë.
Fjalori përdori si shembull fejesën e këngëtares së famshme Taylor Swift dhe sportisti i futbollit amerikan Travis Kelce, duke thënë se shumë fansa ndienin një lidhje të fortë me ta, edhe pse shumica nuk i kishin takuar kurrë.
"Shfaqja e marrëdhënieve parasociale me robotët e inteligjencës artificiale bëri që njerëzit ta trajtonin ChatGPT-në si një person të besuar, mik apo edhe partner romantik", tha Fjalori i Kembrixhit në një deklaratë të martën.
Fjalori vuri në dukje se rritja e marrëdhënieve parasociale ka ripërcaktuar admirimin, personazhet e famshëm, me inteligjencën artificiale dhe mënyrën se si njerëzit e zakonshëm bashkëveprojnë në internet.
"Miliona njerëz janë të angazhuar në marrëdhënie parasociale. Shumë më tepër janë thjesht të intriguar nga rritja e tyre. Të dhënat pasqyrojnë këtë, me faqen e internetit të Fjalorit të Kembrixhit që sheh rritje të kërkimeve për 'parasocial'", thuhet në deklaratë.
