Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado, shpreh mbështetje për Izraelin
“Besoj dhe mund të njoftoj se qeveria jonë do të zhvendosë ambasadën tonë izraelitë në Kuds”, tha Machado

Stamboll
Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, e cila fitoi Çmimin Nobel për Paqen, ka deklaruar se nëse ajo fiton zgjedhjet, ambasadën e vendit të saj do ta zhvendosë nga Tel Avivi në Kuds, transmeton Anadolu.
“Besoj dhe mund të njoftoj se qeveria jonë do të zhvendosë ambasadën tonë izraelitë në Kuds”, tha Machado në një intervistë me një kanal izraelit.
“Premtoj se një ditë do të kemi një marrëdhënie të ngushtë midis Venezuelës dhe Izraelit. Kjo do të jetë pjesë e mbështetjes sonë për Shtetin e Izraelit”, tha ajo.
Në vitin 2009, Venezuela nën Hugo Chavez ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Izraelin dhe dëboi ambasadorin izraelit në shenjë proteste kundër Luftës së Gazës 2008-2009.
Në muajin shtator, Machado u bë një avokate e zëshme për zgjerimin ushtarak në Karaibe të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke ndarë pikëpamjen e tij se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, përfaqëson një rrezik të konsiderueshëm të sigurisë për rajonin.
“Kjo ka të bëjë me shpëtimin e jetëve”, tha ajo në një intervistë për Fox News muajin e kaluar pas bombardimeve amerikane të anijeve të dyshuara për drogë në Karaibe.
“Jo vetëm jetët e venezuelianëve, por edhe jetët e popullit amerikan, sepse siç e keni thënë ju dhe siç kemi dëgjuar, Maduro është kreu i një strukture bashkëpunimi narko-terroriste”, tha ajo.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.