Bota

Fituesi i Eurovizionit JJ bën thirrje për përjashtimin e Izraelit nga konkursi i vitit të ardhshëm

"Është shumë zhgënjyese të shohësh Izraelin që akoma merr pjesë në konkurs. Do të dëshiroja që Eurovizioni të mbahej në Vjenë vitin e ardhshëm, pa Izraelin. Por topi është në fushën e Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU)", tha JJ

Ahmet Gençtürk  | 22.05.2025 - Përdıtësım : 22.05.2025
Fituesi i Eurovizionit JJ bën thirrje për përjashtimin e Izraelit nga konkursi i vitit të ardhshëm Foto: AA/Arkiv

Athinë

Fituesi i Eurovizionit JJ, emri i vërtetë i të cilit është Johannes Pietsch, ka bërë thirrje për përjashtimin e Izraelit nga konkursi i vitit të ardhshëm, transmeton Anadolu.

JJ theksoi se Eurovizioni ka nevojë për disa rishikime, duke shtuar se “duhet të bëjë ndryshime në sistemin e votimit dhe kush merr pjesë në konkurs”.

"Është shumë zhgënjyese të shohësh Izraelin që akoma merr pjesë në konkurs. Do të dëshiroja që Eurovizioni të mbahej në Vjenë vitin e ardhshëm, pa Izraelin. Por topi është në fushën e Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU). Ne, artistët, mund vetëm të flasim për këtë çështje," tha JJ.

Më herët, transmetuesi publik holandez AVROTROS vuri në dyshim nëse konkursi i këngës në Eurovizion mbetet apolitik në dritën e pjesëmarrjes së Izraelit në mes të luftës në Gaza.

“Pjesëmarrja e Izraelit, në kontekstin aktual, na ballafaqon me pyetjen më të gjerë se deri në çfarë mase Eurovizioni ende funksionon si një ngjarje kulturore vërtet apolitike dhe unifikuese”, tha për Anadolu Leonie van der Mark, një zëdhënëse e transmetuesit.

Të hënën, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, bëri thirrje për përjashtimin e Izraelit nga Eurovizioni dhe garat e tjera ndërkombëtare, duke theksuar se Rusia u ndalua nga konkursi për shkak të luftës së saj në Ukrainë.

"Ne nuk mund të lejojmë standarde të dyfishta në kulturë", tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın