Bota

Fishekzjarret shkaktojnë tragjedi në Francë, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur

Sipas portalit “France Bleu”, fishekzjarret ishin organizuar me rastin e Ditës së Francës në mbrëmjen e së enjtes në qytetin Cholet

Alaattin Doğru  | 15.07.2022 - Përdıtësım : 15.07.2022
Fishekzjarret shkaktojnë tragjedi në Francë, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur

Ankara

Dy persona humbën jetën dhe 7 të tjerë u plagosën nga fishekzjarrët gjatë festimit të 14 korrikut, me rastin e Ditës kombëtare të Francës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas portalit "France Bleu", fishekzjarret ishin organizuar me rastin e Ditës së Francës në mbrëmjen e së enjtes në qytetin Cholet.

Me këtë rast, një 7-vjeçar dhe motra e tij 24-vjeçare humbën jetën pasi u goditën nga një mjet piroteknik i përdorur në fishekzjarrë. Në të njëjtin vend, shtatë persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Kryetari i Bashkisë Cholet, Gilles Bourdouleix tha se një fishek tymi kishte shpërthyer në mes të turmës që shikonte fishekzjarrët.

Ai shtoi se pavarësisht paralajmërimeve për t'u larguar nga zona para fishekzjarrëve, qytetarët nuk e kanë bërë këtë.

Sipas mediave, ka nisur një hetim lidhur me incidentin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın