Fiset siriane çlirojnë fushat e gazit natyror dhe naftës në lindje të Eufratit nga terroristët e YPG/SDF-së
Grupet fisnore që veprojnë në lindje të Eufratit, të mbështetura nga përforcime që kanë mbërritur nga perëndimi i lumit, morën nën kontroll fushën e naftës Al-Omar dhe fushën e gazit natyror Koniko.
Deyru z Zor
DEIR EZ-ZOR/STAMBOLL (AA) – Forcat fisnore në provincën siriane Deir ez-Zor, në lindje të lumit Eufrat, kanë çliruar një zonë që përmban fusha kryesore të naftës dhe gazit natyror nga organizata terroriste YPG/SDG, raporton Anadolu.
Grupet fisnore që veprojnë në lindje të Eufratit, të mbështetura nga përforcime që kanë mbërritur nga perëndimi i lumit, morën nën kontroll fushën e naftës Al-Omar dhe fushën e gazit natyror Koniko, bëri të ditur të dielën ekipi i Anadolus në Deir ez-Zor.
Në rajon u krijua një vakum sigurie pas tërheqjes së forcave amerikane, të cilat më herët i kishin përdorur këto fusha si baza ushtarake.
Teksa forcat fisnore avancuan kundër organizatës terroriste në lindje të Eufratit, ato morën gjithashtu kontrollin e disa qyteteve dhe fshatrave, përfshirë Shehil, Al-Hawayij, Ziban, Tayyane, Abu Hamam, Hatla, Garanij, Baghouz, Susah dhe Shafeh, sipas burimeve lokale.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
