Bota

Firma e Trumpit pritet të shfaqet në kartëmonedhat e ardhshme amerikane

"Në nder të 250-vjetorit të SHBA-së, firma e presidentit Donald J. Trump do të shfaqet në kartëmonedhat e ardhshme amerikane", thuhet në deklaratën e Thesarit

Merve Berker  | 27.03.2026 - Përdıtësım : 27.03.2026
Firma e Trumpit pritet të shfaqet në kartëmonedhat e ardhshme amerikane

Ankara

Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka njoftuar se firma e presidentit Donald Trump do të shfaqet në kartëmonedhat e ardhshme amerikane, duke shënuar një rast të parë për një president në detyrë, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate të departamentit, vendimi lidhet me 250-vjetorin e ardhshëm të SHBA-së.

"Në nder të 250-vjetorit të SHBA-së, firma e presidentit Donald J. Trump do të shfaqet në kartëmonedhat e ardhshme amerikane", thuhet në deklaratën e Thesarit.

Firma do të shfaqet krahas asaj të Sekretarit të Thesarit.

Sekretari i Thesarit, Scott Bessent tha se ky hap pasqyron prioritetet ekonomike të administratës.

"Nën udhëheqjen e presidentit Trump, ne jemi në rrugën drejt një rritjeje ekonomike të paprecedentë, dominimit të qëndrueshëm të dollarit dhe forcës e stabilitetit fiskal", tha ai.

"Nuk ka mënyrë më të fuqishme për të njohur arritjet historike të vendit tonë të madh dhe të presidentit Donald J. Trump sesa kartëmonedhat amerikane që mbajnë emrin e tij", shtoi ai.

Thesarmbajtësi i SHBA-së, Brandon Beach gjithashtu komentoi vendimin duke thënë: "Ndërsa afrohet 250-vjetori i kombit tonë të madh, valuta amerikane do të vazhdojë të jetë një simbol i prosperitetit, forcës dhe shpirtit të palëkundur të popullit amerikan".

"Shtypja e firmës së tij në valutën amerikane jo vetëm që është e përshtatshme, por edhe e merituar", shtoi ai.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın