Fillon procesi i zgjedhjes së Papës, kardinalët mbajnë meshën para konklavës në Vatikan
Mbledhja me dyer të mbyllura fillon sot brenda Kapelës Sistine dhe do të përfshijë rreth 135 kardinalë

Shkup
Procesi i Kishës Katolike për të zgjedhur një Papë të ri ka filluar në Vatikan pas vdekjes së Papa Françeskut, derisa kardinalët u mblodhën për meshën tradicionale para konklavës, raporton Anadolu.
Mbledhja me dyer të mbyllura fillon sot brenda Kapelës Sistine dhe do të përfshijë rreth 135 kardinalë.
Procesi zgjedhor i mbushur me traditë shekullore, vjen pas vdekjes së Papa Françeskut të hënën e Pashkëve, funerali i të cilit u mbajt më 26 prill.
Nuk ka një afat kohor zyrtar për sa kohë mund të zgjasë konklava, megjithëse dy zgjedhjet e mëparshme të Papës, në vitet 2005 dhe 2013, përfunduan brenda dy ditësh.