Bota

Fillon në Stamboll takimi trepalësh Turqi-Rusi-Ukrainë me qëllim përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Takimi organizohet nën mikpritjen e Turqisë dhe kryesohet nga kryediplomati turk, Hakan Fidan

Gökhan Çeliker, Sümeyye Dilara Dinçer, Muhammet Tarhan, Can Efesoy  | 02.06.2025 - Përdıtësım : 02.06.2025
Fillon në Stamboll takimi trepalësh Turqi-Rusi-Ukrainë me qëllim përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Ankara

Takimi trepalësh Turqi-Rusi-Ukrainë me qëllim përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë, ka filluar në Stamboll nën mikpritjen e Turqisë, raporton Anadolu.

Bisedimet midis delegacioneve turke, ruse dhe ukrainase filluan në orën 14:45 me kohën lokale në Pallatin Çırağan.

Në takimin trepalësh Turqi-Rusi-Ukrainë, i cili do të kryesohet nga Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, do të marrin pjesë edhe kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës Turke (MIT), İbrahim Kalın dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerali Metin Gürak.

Delegacioni rus që do të marrë pjesë në takim përfshin këshilltarin e Presidentit Vladimir Putin, Vladimir Medinsky, zëvendësministrin e Jashtëm, Mikhail Galuzin, zëvendësministrin e Mbrojtjes, Aleksandr Fomin dhe shefin e Drejtorisë Kryesore të Shtabit të Përgjithshëm, Igor Kostyukov.

Ndërkaq, delegacioni ukrainas përfshin ministrin e Mbrojtjes, Rustem Umerov, zëvendësministrin e Jashtëm të Ukrainës, Sergiy Kyslytsya, zëvendësshefin e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), Oleksandr Poklad dhe zëvendësshefin e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme, Oleh Luhovskyi.

Përderisa Ukraina i ka paraqitur palës tjetër një memorandum që mbulon parimet dhe procedurat për përfundimin e konfliktit dhe rrugën drejt paqes, Rusia pritet t'i paraqesë palës ukrainase memorandumin e saj gjatë takimit.

- Turqia arriti t'i ulë palët në të njëjtën tryezë pas 3 vitesh

Menjëherë pas luftës së përgjakshme që filloi në shkurt të vitit 2022, Turqia i bashkoi Rusinë dhe Ukrainën në të njëjtën tryezë si në Antalya ashtu edhe në Stamboll në të njëjtin vit, dhe në maj të vitit 2025, ajo arriti t'i ulë delegacionet ruse dhe ukrainase në të njëjtën tryezë në Stamboll pas 3 vitesh.

Negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës u zhvilluan më 16 maj në Zyrën Presidenciale në Dolmabahçe të Stambollit.

Të dyja palët ranë dakord të kryenin një shkëmbim të madh të të burgosurve "1.000 persona për 1.000 persona", paraqitja e pikëpamjeve të hollësishme mbi një armëpushim të mundshëm dhe më pas për të vazhduar negociatat.

Të dy vendet njoftuan se shkëmbimi i të burgosurve i rënë dakord në Stamboll u përfundua më 25 maj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın