Bota

Fillojnë bisedimet Trump-Putin me dyer të mbyllura në Alaska

Takimi midis dy presidentëve ka filluar dhe ata do të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe një armëpushim të mundshëm midis Rusisë dhe Ukrainës

Abdulbesar Ademi  | 15.08.2025 - Përdıtësım : 17.08.2025
Fillojnë bisedimet Trump-Putin me dyer të mbyllura në Alaska

Anchorage

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, filluan bisedimet kritike në Alaskë, me qëllim që t’i japin fund luftës më shumë se 3-vjeçare të Kremlinit kundër Ukrainës, raporton Anadolu.

Takimi midis dy presidentëve ka filluar dhe ata do të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe një armëpushim të mundshëm midis Rusisë dhe Ukrainës.

Trump u takua me Putinin në pistë duke u përshëndetur në qilimin e kuq pasi avioni presidencial rus u ul në Anchorage.

Dy liderët zbritën njëkohësisht nga avioni i tyre presidencial përpara se të përshëndeteshin me njëri-tjetrin dhe të ecnin drejt një skene për një mundësi të shkurtër për një foto.

Menjëherë pasi bënë foto, Trump dhe Putin u futën në limuzinën presidenciale amerikane të njohur si Bisha dhe u drejtuan drejt lokacionit të samitit.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, ata pritet të shkojnë në një takim në format tre-me-tre në të cilin do t'u bashkohen dy ndihmës të lartë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.