Fidan: Turqia vazhdon kontaktet diplomatike për t’i dhënë fund luftës SHBA-Izrael-Iran
“Dua të theksoj edhe një herë se i dënojmë fuqishëm sulmet që shënjestrojnë vendet e treta”, theksoi ai
Istanbul
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se vendi i tij vazhdon të mbajë kontakte diplomatike për të ndihmuar në dhënien fund të luftës së SHBA-së dhe Izraeli me Iranin, raporton Anadolu.
“Deklarata e z. Pezeshkian: ‘Nuk do të sulmojmë nëse nuk sulmohemi. Kërkojmë falje për sulmin', është një deklaratë që ne e kemi theksuar”, tha Fidan, duke folur pas një takimi joformal të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Shteteve Turkike.
“Dua të theksoj edhe një herë se i dënojmë fuqishëm sulmet që shënjestrojnë vendet e treta”, theksoi ai.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
