Bota

Fidan për gjenocidin në Srebrenicë: Kjo fatkeqësi e madhe ka lënë plagë të thella në ndërgjegjen e njerëzimit

- "Kjo fatkeqësi e madhe, dhimbjen e së cilës ende e ndiejmë në zemrat tona, ka lënë plagë të thella në ndërgjegjen e të gjithë njerëzimit. Është përgjegjësia jonë e përbashkët të mos e harrojmë dhe të mos lejojmë që të harrohet", tha Fidan

Mehmet Şah Yılmaz  | 11.07.2025 - Përdıtësım : 12.07.2025
Fidan për gjenocidin në Srebrenicë: Kjo fatkeqësi e madhe ka lënë plagë të thella në ndërgjegjen e njerëzimit

Ankara

ANKARA (AA) - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan ka përkujtuar 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, duke theksuar se kjo fatkeqësi e madhe ka lënë plagë të thella në ndërgjegjen e të gjithë njerëzimit, transmeton Anadolu.

Fidan ndau një postim në llogarinë e platformës sociale X me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.

Duke kujtuar se kanë kaluar 30-vjet që nga gjenocidi në Srebrenicë në vitin 1995, në të cilin u masakruan më shumë se 8.000 civilë të pafajshëm boshnjakë, Fidan tha: "Kjo fatkeqësi e madhe, dhimbjen e së cilës ende e ndiejmë në zemrat tona, ka lënë plagë të thella në ndërgjegjen e të gjithë njerëzimit. Është përgjegjësia jonë e përbashkët të mos e harrojmë dhe të mos lejojmë që të harrohet".

Fidan përkujtoi ata që humbën jetën me mëshirë dhe respekt dhe u shprehu ngushëllime të mbijetuarve që humbën të afërmit e tyre.


- Çfarë ndodhi në Srebrenicë?

Pas pushtimit të Srebrenicës nga forcat serbe nën komandën e Ratko Mlladiqit më 11 korrik 1995, civilët boshnjakë që kërkuan strehim tek ushtarët holandezë që vepronin nën strukturën e OKB-së iu dorëzuan më vonë serbëve.

Serbët, të cilët lejuan gratë dhe fëmijët të arrinin në zonën e kontrolluar nga ushtarët boshnjakë, masakruan të paktën 8.372 burra boshnjakë në pyje, fabrika dhe depo. Boshnjakët e masakruar u varrosën në varre masive.

Me një ceremoni që mbahet çdo vit më 11 korrik në varrezat memoriale të Potoçarit, pas identifikimit të kryer varrosen viktimat, trupat e të cilëve u gjetën në varret masive në punimet e filluara pas luftës për të gjetur të zhdukurit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın