Fidan bisedë telefonike me sekretarin Rubio, diskutojnë për luftën Rusi-Ukrainë
Gjithashtu në bisedë u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Siri dhe Rripin e Gazës

Ankara
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan zhvilloi bisedë telefonike me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, raporton Anadolu.
Sipas informacioneve të marra nga burime të Ministrisë së Jashtme, në bisedën telefonike midis kryediplomatëve Fidan dhe Rubio u diskutua për hapat e ndërmarrë për t'i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë dhe rezultatet e negociatave të mbajtura dje në Stamboll.
Gjithashtu në bisedë u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Siri dhe Rripin e Gazës.