Festimet kthehen në tensione në Paris pasi PSG mundi Arsenalin
Pas festimeve në bulevardin Champs-Elyssees në Paris, skena më vonë u kthye në tensione pasi policia ndërhyri për të shpërndarë turmën mes raporteve për dëmtime materiale dhe përleshje të vogla

Shkup
Festimet kanë shpërthyer në Champs-Elysees në Paris pasi Paris Saint-Germain (PSG) siguroi fitore ndaj Arsenalit në gjysmëfinalen e UEFA Ligës së Kampionëve, raporton Anadolu.
Mijëra tifozë mbushën bulevardin ikonik Champs-Elysees të kryeqytetit francez, duke ndezur fishekzjarre, duke valëvitur flamuj dhe duke kënduar në shenjë feste.
Megjithatë, skena më vonë u kthye në tensione pasi policia ndërhyri për të shpërndarë turmën mes raporteve për dëmtime materiale dhe përleshje të vogla.
Forcat e sigurisë u vendosën në numër të madh për të ruajtur rendin dhe shpërthyen konfrontime të shkurtra midis tifozëve dhe policëve.
Mbrëmë, PSG shënoi fitore ndaj Arsenalit në gjysmëfinale të UEFA Ligës së Kampionëve, duke avancuar në finale kundër Interit.