Bota

Fermerët francezë protestojnë kundër marrëveshjes BE–Mercosur

Ministria e Brendshme e Francës tha se po e "monitoron situatën nga afër", pasi protestuesit arritën të kalojnë gjatë natës pikat e kontrollit policor të vendosura në periferi të kryeqytetit

Shpetim Hiseni  | 08.01.2026 - Përdıtësım : 08.01.2026
Fermerët francezë protestojnë kundër marrëveshjes BE–Mercosur Foto: Esra Taşkın / AA

Paris

Fermerët francezë i vazhduan protestat e tyre kundër marrëveshjes BE–Mercosur, duke u mbledhur jashtë Asamblesë Kombëtare pasi zhvilluan protesta me traktorë rreth Harkut të Triumfit në Champs-Elysees, raporton Anadolu.

Ministria e Brendshme e Francës tha se po e "monitoron situatën nga afër", pasi protestuesit arritën të kalojnë gjatë natës pikat e kontrollit policor të vendosura në periferi të kryeqytetit.

Zyrtarët i kanë përshkruar disa nga veprimet si "plotësisht të pamatura", raportoi BFM TV.

Sipas ministrisë, rreth 20 traktorë kishin hyrë në Paris deri në orët e hershme të mëngjesit ndërsa shumica e mjeteve bujqësore mbetën në kufijtë e qytetit nën mbikëqyrjen e policisë.

Protestat u organizuan nga organizata "Koordinimi Rural", e cila kundërshton marrëveshjen e propozuar të tregtisë së lirë mes Bashkimit Evropian dhe bllokut tregtar të Amerikës Jugore.

Fermerët po ashtu kërkojnë thjeshtime administrative dhe kritikojnë atë që e quajnë menaxhim të pamjaftueshëm nga ana e qeverisë të shpërthimit të sëmundjes së ekzantemës nodulare te gjedhet.

Të mërkurën, Prefektura e Policisë së Parisit lëshoi urdhër që ndalon hyrjen e traktorëve në zonat sensitive të kryeqytetit, përfshirë Pallatin Elysee, zyrën e kryeministrit në Matignon dhe tregun shumicë në Rungis.

U raportuan ndërprerje të trafikut në gjithë Parisin perëndimor, me autostradën A13 të mbyllur në të dy drejtimet mes Saint-Cloud dhe Porte d'Auteuil, pasi fermerët vendosën bllokada, sipas shërbimeve të monitorimit të trafikut.

Ministri i Brendshëm Laurent Nunez po i ndjek nga afër zhvillimet, tha një burim pranë ministrit.

Fermerët deklaruan se do të vazhdojnë mobilizimin për të ushtruar presion mbi qeverinë, përpara njoftimeve të pritshme mbi politikat bujqësore në ditët në vijim.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın