FBI: Autoritetet gjetën armën që besohet se është përdorur në vrasjen e Charlie Kirkut
“Laboratori i FBI-së do ta analizojë këtë armë. Hetuesit gjithashtu kanë mbledhur gjurmë këpucësh, një shenjë pëllëmbe dhe shenja të parakrahut për analizë”, tha FBI-ja.

Washington
Hetuesit kanë gjetur një pushkë që besohet të jetë përdorur në vrasjen e komentatorit politik konservator amerikan, Charlie Kirk, njoftoi sot FBI-ja, transmeton Anadolu.
Robert Bohls, agjent special i FBI-së përgjegjës për zyrën në Salt Lake City, tha se “pushka me precizion të lartë me mbushje manuale” u gjet në një zonë pyjore të lidhur me rrugën e arratisjes së të dyshuarit.
“Laboratori i FBI-së do ta analizojë këtë armë. Hetuesit gjithashtu kanë mbledhur gjurmë këpucësh, një shenjë pëllëmbe dhe shenja të parakrahut për analizë”, tha Bohls para gazetarëve.
Detajet e tjera mbi të dyshuarin e sulmit të së mërkurës mbeten të pakta, ndërsa forcat e rendit po shqyrtojnë pamjet nga kamerat e sigurisë, por autoritetet thanë se individi “duket të jetë në moshë studentore.”
“Kemi pamje të qarta të këtij individi. Nuk do t’i bëjmë publike për momentin. Po punojmë me disa teknologji dhe mënyra për ta identifikuar këtë person. Nëse nuk ia dalim, do t’ju drejtohemi juve si media dhe do t’i publikojmë ato për të na ndihmuar ta identifikojmë”, tha komisari i Departamentit të Sigurisë Publike në Utah, Beau Mason.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.