Bota

Familjet palestineze ikin nga qyteti i Gazës mes sulmeve izraelite dhe ofensivës tokësore

Familjet palestineze përpiqen të ikin në zonat jugore të Rripit të Gazës nëpërmjet rrugës "Rashid", duke marrë vetëm disa sende personale dhe pa një ide të qartë se ku të gjejnë strehim

Ajdin Aliji  | 25.09.2025 - Përdıtësım : 25.09.2025
Familjet palestineze ikin nga qyteti i Gazës mes sulmeve izraelite dhe ofensivës tokësore Foto: Moiz Salhi/AA

Shkup

Largimi i familjeve palestineze nga Gaza vazhdon për shkak të sulmeve dhe ofensivës tokësore të ushtrisë izraelite, raporton Anadolu.

Familjet palestineze përpiqen të ikin në zonat jugore të Rripit të Gazës nëpërmjet rrugës "Rashid", duke marrë vetëm disa sende personale dhe pa një ide të qartë se ku të gjejnë strehim.

Ushtria izraelite vrau 63 persona dhe plagosi disa të tjerë në Rripin e Gazës të mërkurën, thanë mjekët.

Mbrojtja Civile e Gazës deklaroi se 22 persona, përfshirë nëntë fëmijë dhe gjashtë gra, u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit që shënjestroi civilët e zhvendosur në lagjen Al-Daraj të qytetit të Gazës.

Ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 65.400 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023. Bombardimet e pandërprera e kanë bërë enklavën të pabanueshme dhe kanë çuar në uri dhe përhapjen e sëmundjeve.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın