Fëmijët sirianë ecin drejt shkollës mes ndërtesave të shkatërruara nga lufta
Të shoqëruar nga vëllezërit e motrat më të mëdhenj ose prindërit, fëmijët ecin drejt shkollës mes rrënojave të ndërtesave të shënjestruara gjatë luftës
Shkup
Në rrugët e Daraya-s, në periferi të kryeqytetit sirian Damask, fëmijët vazhdojnë me vendosmëri shkollimin me mbështetjen e familjeve të tyre, raporton Anadolu.
Të shoqëruar nga vëllezërit e motrat më të mëdhenj ose prindërit, fëmijët ecin drejt shkollës mes rrënojave të ndërtesave të shënjestruara gjatë luftës.
Siria po punon për të ringjallur ekonominë e vendit duke tërhequr investitorë dhe duke nënshkruar marrëveshje tregtare me shtete dhe kompani rajonale pasi Bashar al-Asadi u arratis në Rusi në fund të vitit 2024, duke i dhënë fund sundimit të Partisë Bath, e cila ka qenë në pushtet që nga viti 1963.
